Derisa Kosova është në krizë ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli po merret me problemet në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se korrupsioni e krimi i organizuar u kanë zënë frymën qytetarëve të Shqipërisë. Madje, ka bërë thirrje që Shqipëria të ndjek rrugën e Kosovës.
Ajo ka treguar se sot janë arrestuar disa aktivistë të cilët kanë tentuar që të ndalojnë zaptimin e lumenjve, derisa ka thënë Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve.
Shkrimi i plotë:
Qytetarët e Shqipërisë kësaj radhe mund të vendosin #KrejtTjetër. Korrupsioni e krimi i organizuar u ka zënë frymën.
Sot qenkan arrestuar aktivistët që tentuan të ndalojnë zaptimin e radhës së lumenjve.
Lumi i Thirrës është e mirë publike jo pronë e oligarkëve që ua kanë mësyrë edhe atyre pak pasurive të pakta natyrore që kemi. Uji për pije dhe ujitje është e drejtë garantuar me konventa ndërkombëtare.
Hidrocentralet e vogla janë mashtrimi më i madh që qeveritë e korruptuara të rajonit i kanë prezantuar qytetarëve të tyre. Hidrocentralet e vogla nuk janë projekte nga të cilat përfitojnë komunitetet. Nga hidrocentralet e vogla kanë përfituar vetëm qeveritarët e oligarkët. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa lum, pa ujë për pije, e pa ujë për ujitje. Tani shembuj të tillë kemi shumë në Kosovë e Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, në Bosnje e Serbi.
Aty ku sot ka hidrocentral nuk ka banorë që dikur popullonin zona të tëra. Nuk ka as florë e faunë. Shqipëria sikur nuk e ka ndër mend të ndalet po vazhdon shkatërrimin nga Valbona e deri në Vjosë.
Ne në Kosovë do të shpëtojmë ata lumenjë që na ka mbetur e do të restaurojmë aq sa mundemi ata që tashmë na i kanë shkatërruar.
Kosova e bëri ndryshimin!
Ndjek rrugën e Kosovës Shqipëri!.