Reprezentacioni U19 i Kosovës në hendboll te femrat ka luajtur sot ndeshjen e dytë stërvitore ndaj Bullgarisë, transmeton Sinjali Sport.
Në Gabrovo, vajzat tona kanë fituar me rezultat 30:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:14 për Kombëtaren tonë. Gjatë ndeshjes epërsia ka shkuar deri në gjashtë gola.
Paraqitja ishte e nivelit më të lartë se në ndeshjen e parë, ndërsa ekipi është shfaqur më i komponuar.
Melisa Mulaj ishte më efikasja me 9 gola. Vajzat kanë treguar angazhim dhe disiplinë në lojë.
Tani Kombëtarja kompletohet edhe me tri lojtare të tjera dhe vazhdon në Istog përgatitjet për Evropianin e Divizionit B, që të shtunën fillon në Shkup.
Ndeshjet me Bullgarinë i kanë shërbyer shumë shtabit teknik në prag të Evropianit. /Gazeta Sinjali Sporti/