image Kosova ende pa vaksina antiCOVID, deri sot kanë vdekur mbi 1700 persona nga koronavirusi

Shëndetësi

Kosova ende pa vaksina antiCOVID, deri sot kanë vdekur mbi 1700 persona nga koronavirusi

news image

Janë bërë më shumë se 1 vit kur edhe në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse në shumë vende të rajonit e në Ballkan ka nisur vaksinimi antiCOVID, në Kosovë ende s’kanë mbërritur dozat e para.

Ndonëse u premtua nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, se vijnë në shkurt, e më pas nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, se vijnë gjatë muajit mars, ende s’ka informacione se kur saktësisht mund të vijnë.

Në anën tjetër, qindra mjekë kanë shkuar në Kukës dhe janë vaksinuar këto ditë, me vaksinën antiCOVID të AstraZenecas.

Numri total i rasteve pozitive deri sot në Kosovë është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342. /Gazeta Sinjali/