image Kosova e mposhtë Gjeorgjinë në hendboll

Sporte të tjera

Sport/ Kosova e mposhtë Gjeorgjinë në hendboll

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka arritur të shënojë fitoren e parë në kualifikimet për botëror.

Djelmoshat tanë arritën të mposhtin Gjeorgjinë në Benevento të Italisë, me rezultat 30:21.

Gjatë gjithë ndeshjes Kosova ishte më e mirë se Gjeorgjia, duke qenë gjithmonë në epërsi, anipse shumica prej tyre ishin të sëmurë.

Këtë e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit të Kosovës e cila ka shkruar: “Lojë me zemër  e djemve tanë, ndonëse shumë prej tyre të prekur nga një grip i rëndë”.

Kjo ishte ndeshja e tretë kualifikuese e Kosovës, e cila në këtë kampanjë arriti një barazim ndaj Italisë, një humbje nga Rumania dhe sot shijoi fitoren ndaj Gjeorgjisë.-/Gazeta Sinjali/