image Kosova e gatshme për San Marinon

Futboll

Kosova e gatshme për San Marinon

news image

Më 1 qershor, Përfaqësuesja e Kosovës do përballet me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjeve miqësore të qershorit, raporton Sinjali Sport.

Derisa, ekipi i San Marinos pritet të mbërrijë në Kosovë gjatë ditës së nesërme në Kosovë.

Nga ora 15:30 nesër do të jetë konferenca për media e reprezentacionit të Kosovës, kurse prej orës 16:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitje.

Prej orës 17:00 Kombëtarja e San Marinos do të mbajë konferencë për media, kurse prej orës 17:30 e zhvillon stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/