Kosova U16 ka përfunduar në vendin e 20-të në Kampionatin Evropian Divizioni B në Sofje të Bullgarisë.
Vajzat e Kosovës në luftë për vendin e 19-të kanë pësuar nga Austria me rezultat 34:45, duke përfunduar kështu në pozitën e 20-të nga 23 shtete.
Kosova e nisi ndeshjen mirë dhe çerekun e parë e fituan 17:6, por dy periodat e ardhshme i humbën 6:17 dhe 2:14, kurse periudha e fundit ishte formale, edhe pse Kosova e fitoi 9:8.
Njëkohësisht kjo ishte edhe ndeshja e fundit për gjeneratat e reja të Kosovës, ku në këtë verë 6 përfaqësuese morën pjesë në Kampionatetet Evropiane, të gjitha në Divizionin B.