image Kosova do të strehojë rreth 2 mijë afganë

Kosovë

Kosova do të strehojë rreth 2 mijë afganë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoi se në Kosovë priten të vijnë rreth 2.000 shtetas afganë.

Për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO në Kosovë dhe se nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të vijnë ata, tha Sveçla për REL.

Sveçla gjithashtu u shpreh se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme dhe kohëzgjatje prej një viti.

Ministri Sveçla për vendosjen e afganëve tha se janë disa lokacione në shqyrtim dhe ende nuk është vendosur ende lokacioni i saktë. /GazetaSinjali/