image Rrëfime tronditëse nga Ukraina: Fëmijët e strehuar në bodrum pinë ujë pellgjesh për të mbijetuar
[wp-story id="814678"]

Botë

Rrëfime tronditëse nga Ukraina: Fëmijët e strehuar në bodrum pinë ujë pellgjesh për të mbijetuar

news image

Nataliia Roberts po përpiqet të marrë shoqen e saj më të mirë, Yuliia dhe tre vajzat e saj për të qëndruar me të në Uells, pasi mësoi për kushtet e rënda me të cilat u përballën në Mariupol.

Julia dhe tre vajzat e saj, 11, 6 dhe 3-vjeç, dilnin nga bodrumi ku ishin strehuar për të pirë ujë shiu, nga etja e madhe që kishin

Pasi u shkatërrua shtëpia e tyre, familjes iu desh të gjente një vend në një bodrum të përbashkët  për tu strehuar, por Yuliia mezi kishte ushqim për të ushqyer fëmijët.

“Kur filloi të binte shi ata mundën të pinin ujë nga pellgu dhe pastaj gjetën disa tiganë për t’i mbushur me ujë.”

Yuliaa ishte e detyrur që t’i linte fëmijët e saj të fshehur dhe të dilte të kërkonte ujë të freskët.

Kur vajza e saj 6-vjeçare u sëmur nuk kishte ilaçe.

Yuliia dhe Nataliia, e cila u shpërngul  nga Ukraina në Uells për të qenë me bashkëshortin e saj Dewi pesë vjet më parë, kanë qenë shoqe të ngushta që nga shkolla dhe kanë mbajtur gjithmonë lidhje – derisa shpërtheu lufta në Ukrainë në shkurt.

Për ditë të tëra, ndonjëherë edhe javë, nuk ishte e sigurt për Yuliia-n t’i dërgonte mesazhe ose të telefononte shoqen e saj 2000 milje larg.

Nataliia duhej të mjaftohej me përditësimet e përhershme videove të Yuliia-s nga bunkeri i saj nëntokësor me vajzat e saj, ndërsa burri luftonte rusët në vijën e parë.

Tani Nataliia nuk mundet ta shikojë shoqen e saj se si vuan dhe po bën gjithçka për ta ndihmuar Yuliian dhe familjen e saj të bëhen refugjatë ukrainas në Uells.

Juliia dhe vajzat e saj janë mes 11 milionë ukrainasve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Mariupol, raporton BBC.

/GazetaSinjali/