image Kosova demolon San Marinon, Muriqi shkruan historinë

Futboll

Kosova demolon San Marinon, Muriqi shkruan historinë

news image

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur kombëtaren e San Marinos, ndeshje e vlefshme për miqësoret e qershorit, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët fituan me rezultat të thellë 4-1, ndaj San Marinos.

Vedat Muriqi realizoi që të katër golat për Kosovën, duke u bërë i pari futbollist që shënon katër gola në histori të reprezentacionit.

Tre nga golat e Muriqit erdhën nga asistimet e mitrovicasit Arbër Zeneli.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Tomassini.

Përfaqësuesja dardane miqësoren e dytë do ta luajë kundër Maltës me 4 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/