COVID-19

Të infektuar

3356

Të shëruar

1874

Të vdekur

66

Reagim/ Kosnett për rastin e Blert Morinës: Një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT në Kosovë

news image

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar së është i kënaqur që aktivisti Blert Morina ka fituar në gjykatë rastin kundër Agjencisë për Regjistrimin Civil, për të ndryshuar emrin dhe shënuesin e gjinisë në dokumentet identifikuese.

Kosnett përmes një postimi në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë.

” I kënaqur që pash aktivistin transgjinor, Blert Morina që aplikonte për ndryshimin e dokumenteve të identitetit të përcaktimit gjinor me mbështetje të urdhëruar nga gjykata – një hap i rëndësishëm për të drejtat e LGBT në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.

Disa ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Blert Morinës dhe e ka detyruar Agjencinë e Regjistrimit Civil t’ia ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin