image Kosnett: Gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës

Sociale

Kosnett: Gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në Ditën Ndërkombëtarë të Gruas, ka uruar duke thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kosnett, në zgjedhjet e fundit votuesit e pranuan këtë duke siguruar që më shumë se kurrë gratë do të kenë role kryesore në politikë.

“Megjithëse shpesh të pakredituara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/