image Kosa Fetahu-Rrustemi kandidate në Parlamentin e Zvicrës

Diasporë

Kosa Fetahu-Rrustemi kandidate në Parlamentin e Zvicrës

news image

Me datën 07.03.2021 pritet të mbahen zgjedhjet kantonale në Zvicër, transmeton Gazeta Sinjali.

Në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë dhe kontributi që ata japin shihet edhe në aktivitetet e tyre.

Në Kantonin e Soloturnit është kandidatja kosovare Kosa Fetahu-Rrustemi, e cila mban numrin 2-SP.

Janë edhe familjarët e Kosës që kërkojnë mbështetje dhe përkrahje nga bashkëkombësit. Në postimin e një familjari të saj thuhet se ka ardhur koha dhe mundësia që shqiptarët ta kenë të drejtën dhe fuqinë e fjalës.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë:

”Bashëkombas të nderuar! Meqenëse ne si Shqipëtarë falë Zotit dhe Sakrificës Kombëtare tash po gëzojmë Lirinë pothuajse në të gjitha Trojet tona Etnike! Shpresojmë se së shpejti do e kurorëzojmë edhe më lirinë në ato pjesë e tokave shqiptare që kanë mbetur ende të ndara! Tani na ka ardhur koha dhe mundësia që edhe jashtë trojeve tona etnike të kemi të drejtën dhe fuqinë e fjalës! Mundësia që ta forcojmë zërin tonë të jemi më të dëgjuar në Parlamentin Zviceran është me datën 07.03.2021 ku mbahen Zgjedhjet Kantonale të Shtetit Zviceran. Votoni në Kantonin e Soloturnit”, thuhet në njoftimin e familjes. /Gazeta Sinjali/