Real Madrid vijon të jetë i fiksuar pas Kylian Mbappe-së. Ylli francez ka shkëlqyer te Paris Saint Germain dhe prej kohësh është në orbitën e madrilenëve. Vlera e kartonit të lojtarit është 300 milionë euro.
Por, kriza ekonomike që ka prekur gjithë botën pritet ta përgjysmojë vlerën e tij. Kësisoj Real Madrid mund të nisë tratativa për ta sjellë në Torino.
Kontrata e Mbappe përfundon në 2022-shin. Deri më tani nuk është hapur asnjëherë mundësia për një rinovim të mundshëm. Ndaj, madrilenët kanë mundësinë të bëjnë ofertën e tyre për një futbollist që me gjasë vlerën në treg do ta ketë 150 milionë prej Coronavirusit, siç raporton e përditshmja spanjolle AS.
Edhe Juventus ka shprehur hapur dëshirën për ta pasur në ekip gjigantin e sulmit francez, por madrilenët duken një hap para për shërbimet e tij.