Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka shpallur sot koronavirusin pandemi.
Shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i rasteve me koronavirus jashtë Kinës në dy javët e fundit është rritur 13 herë, raporton BBC.
Nga ky virus deri më tani janë infektuar mbi 120 mijë persona, teksa kanë humbur jetën mbi 4 mijë e 300.
Në Kosovë deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast me koronavirus, teksa në Shqipëri është shënuar viktima e parë dhe raportohet se rreth 16 persona janë të infektuar./Gazeta Sinjali/