Pas anulimit të disa ndeshjeve në vende të ndryshme të Evropës, tani mundet që edhe Kampionati Evropian i këtij viti të anulohet
Giani Infantino, presidenti i FIFA – s, tregon për Sky Sport News në lidhje me pasojat që Coronavirus mund të ketë edhe në Euro2020 , itinerar dhe me ndeshje të ndryshme që do të luhen te Roma, si të gjitha ndeshjet në grupin ku bën pjesë Italia.
“Euro2020 në rrezik? Nuk mund të përjashtoj asgjë. Ne nuk duhet të bëjmë panik dhe personalisht nuk shqetësohem, por duhet të shqyrtojmë me kujdes situatën, duke shmangur reagimet e tepërta. Shpresoj të mos shkojmë në drejtim të anulimit të kompeticionit, do të ishte e vështirë të lëshohej një ndalim i përgjithshëm sepse situata në secilin vend është e ndryshme. Shëndeti i njerëzve është shumë më i rëndësishëm se çdo lojë futbolli. Shëndeti është përtej çdo gjëje dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të shpresojmë që epidemia të mos përhapet ” – u përgjigj presidenti i FIFA-s.
Kujtojmë që Kampionati Evropian i këtij viti do të luhet në disa qytete./Gazeta Sinjali/