image Italianët nuk i tremb arbitrimi, e duan trofeun

Futboll

Italianët nuk i tremb arbitrimi, e duan trofeun

news image

Të dielën zhvillohet finlaja e madhe e EURO2020 mes Italisë dhe Anglisë, në Wembley të Londrës, shkruan Gazeta sinjali.

Italianët janë shprehur të gatshëm për këtë përballje të rëndësishime kundër “tre luanëve”.

Mesfushori Marco Verratti, deklaron se anglezët u ndihmuan nga një penallti bujare, por ata nuk i frikësohen arbitrimit të ndeshjes.

“Ishte një 11-metërsh bujar, por nuk na tremb arbitrimi për ndeshjen e të dielës, pasi e dimë që për finalen UEFA do të sjellë një gjyqtar me përvojë për nivele të tilla”, tha italiani.

Ai tha se nëse do të ishte gjyqtar në ndeshjen Angli-Danimarkë nuk do ta referonte atë penallti.

Anglia ka bërë një arritje historike, duke shkuar për herë të parë në finalen e Europianit dhe po për herë të parë dëshiron të fitojë këtë trofe, megjithatë Verratti pranon se ndeshja e të dielës do të jetë e fortë.

Gjithashtu, ai nuk i ka kursyer edhe vlerësimet për lojtarët anglezë.

“Anglia është një skuadër shumë fizike, por njëkohësisht ka futbollistë të shpejtë dhe shumë të fortë teknikisht. E dimë që stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë vendas, por ne jemi profesionistë dhe jemi mësuar tashmë me situata të tilla, ndaj nuk do të ndikohemi aspak”, deklaroi Veratti.

/Gazeta Sinjali Sporti/