image Formacionet e mundshme në përballjen e gjigantëve: Francë – Gjermani

Futboll

Formacionet e mundshme në përballjen e gjigantëve: Francë – Gjermani

news image

Sonte (e martë) do të zhvillohet super sfida mes dy kampionëve të Botës, Francës dhe Gjermanisë, në kuadër të xhiros së parë në “Euro 2020”.

Dy Kombëtaret kanë plotë yje botërore, andaj do ‘luftojnë’ për pikët e plota.

Kurt Zouma do mungojë te Franca, shkaku i një lëndimi, derisa të gjithë yjet e tjerë janë të gatshëm.

Sa i përket Gjermanisë, të gjithë lojtarët janë të gatshëm, ngase nuk kanë ndonjë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Francë (4-1-2-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante; Pogba, Tolisso; Griezmann; Mbappe, Benzema.

Gjermani (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Havertz, Muller, Gnabry. /Gazeta Sinjali Sporti/