image Publikohen formacionet në derbin e mbrëmjes në EURO: Spanjë – Suedi

Futboll

Publikohen formacionet në derbin e mbrëmjes në EURO: Spanjë – Suedi

news image

Kombëtarja e Spanjës dhe Suedisë do përballen në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Evropian mes veti, shkruan Sinjali Sport.

Furia e kuqe është një nga nikoqiret e këtij Evropiani, ku në stadiumin “de La Cartuja” në Sevillë mbahen disa ndeshje të këtij kompeticioni.

Në Grupin E, përpos këtyre dy përfaqësueseve bëjnë pjesë edhe Polonia e Sllovakia.

Ky takim fillon në ora 21:00 dhe ne do ju mbajmë të informuar me çdo ndryshim të rezultatit.

Formacionet e publikuara për këtë sfidë janë këto:  

Spanja: Unai Simón, Llorente, Laporte, Pau Torres, Alba; Rodri, Koke, Pedri; Ferran Torres, Morata, Dani Olmo.

Suedia: Olsen, Lustig, Lindeloef, Danielsson, Augustinsson, Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg, Isak, Berg.

/Gazeta Sinjali Sporti/