image Koronavirusi për pak sa nuk ia mori jetën, mjekët bëjnë mrekullinë dhe e shpëtojnë 18-vjeçarin

Shëndetësi

Koronavirusi për pak sa nuk ia mori jetën, mjekët bëjnë mrekullinë dhe e shpëtojnë 18-vjeçarin

news image

Mjekët italianë në Milano kanë arritur të bëjnë mrekullinë me një 18 vjeçar, i cili rrezikonte të humbte jetën për shkak të koronavirusit. Mushkëritë e të riut ishin shkatërruar plotësisht nga virusi vdekjepurës dhe mjekët vendosën të bëjnë një transplant dhe kjo gjë i shpëtoi atij jetën.

Ky është një operacion që kryhet për herë të parë në Evropë. Të dyja mushkëritë e të riut ishin “djegur” nga Covidi dhe brenda pak ditësh ai e kishte të pamundur të merrte frymë. Francesko nuk vuante nga asnjë sëmundje, por dëmet që koronavirusi shkaktoi tek ai ishin të pariparueshme.

E gjithë historia nisi në 2 mars kur 18 vjeçari filloi të kishte temperaturë. Në 6 mars u shtrua në terapinë intensive të spitalit San Raffaele në Milano. Dy ditë më vonë u intubua dhe më 23 mars u lidh me pajisjen Ecmo.

Gjatë kësaj kohe mushkëritë e tij pësuan dëme të mëdha dhe në mes të prillit, mjekët e San Raffaele në bashkëpunim me ata të poliklinikës vendosën që i riu t’i nështrohej një transplanti. /Gazeta Sinjali/