Përhapja e virusit “Covid 19” ka penguar një nga transferimet më të mëdha që mund të ndodhin në merkaton e verës. Ylli francez i futbollit, Kilian Mbappe, i cili aktualisht aktivizohet me PSZh, duket se ka qenë shumë afër marrëveshjes me Real Madrid, para se të përhapej pandemia e “Covid 19”.
Kështu të paktën bën të ditur ish anëtari i PSZH, Xherom Roten, i cili shton se ky transferim është vetëm çështje kohe.
“Di nga burime të klubit se marrëveshja për Kilian Mbape te Real Madrid ishte thujase e kryer. Por, me atë që po ndodhë, jam i sigurt se transferimi i Mbapes te Real Madrid do të shtyhet. Megjithatë, nuk ka mundësi që Mbape të rinovojë me PSZH. Ata do të kenë një marrëveshje, sepse PSZH u pajtua që lojtari të largohet në verë. Për mendimin tim, është vetëm çështje kohe”, ka thënë mes tjerash Roten.