image Koronavirusi ia merr jetën skenaristit dhe regjisorit shqiptar

Shqipëri

Koronavirusi ia merr jetën skenaristit dhe regjisorit shqiptar

news image

Regjisori dhe skenaristi shqiptar, Kujtim Gjonaj, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Gent Gjonaj, i cili ka thënë se babai i tij ka ndërruar jetë sot rreth orës 18:30 në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

“Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijëve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18:30 datë 28 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë”, shkruan ai.

Ai njofton se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, ndërsa për shkak të situatës së Covid -19 homazhet do të bëhen në një moment të dytë.

“Ne, fëmijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, te Medreseja. Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën. Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…”, përfundon postimin djali i skenaristit Kujtim Gjonaj./Gazeta Sinjali/