image Pamje nga rrahja mes shqiptarëve të Amerikës dhe serbëve në Nju Jork

Botë

SHBA/ Pamje nga rrahja mes shqiptarëve të Amerikës dhe serbëve në Nju Jork

news image

Shqiptarët në Amerikë nuk e pritën aspak mirë shfaqjen e filmit dokumentar “Pesha e zinxhirëve 3” të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemasë SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosovës– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova , paraqitet me një imazh të keq.

Situata ne këtë proteste disa orëshe, nisi të tensionohet, kur një pjesëtar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rende shqiptaret.

Ai se bashku me dy te tjerë, nga një grup policësh, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin ne gjuhen serbe, me germa të mëdha “Nema Predalje (Kosovo)” – “Nuk e japim (Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemasë.

Policia e NYPD, e cila erdhi duke u shtuar numërin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat dhe vendosën barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjesëtareve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemasë.

Shqiptarët, ne kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Serbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, “Turp për Ju”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!”

Në një moment tensioni njëri prej protestuesve (Naser Nika nga Ulqini) arriti te çajë kordonin e policisë, dhe u përplas fizikisht me një pjesëtar të komunitetit serb, në ndërkohë , qe forcat e policisë e shtrinë atë për tokë, dhe, i vendosën prangat, duke e arrestuar dhe mbajtur disa orë në arrest, deri sa përfundojë protesta, dhe me pas e liruan.

Ndërkohë, që disa herë gjatë tensionit protestuesit shqiptar kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe hyjnë në kinemanë SVA ku po shfaqej filmi dokumentar “Pesha e zinxhirëve 3”, e regjizorit serb Boris Maguarski, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Gjeke Gjonlekaj, i cili qëndronte ne krye te protestës, tha se shfaqja e një filmi te tillë, nuk është aspak serioze.

 “E gjithë bota e di krimin dhe gjenocidin e tmerrshëm serb ndaj shqiptarve të Kosovës , kryer nga militarët dhe paramilitarët serb gjatë luftës”

Filma të tillë Gjonleka i quajti propagandë artistike, të serbëve që përdorin për t’ju kundërvënë luftës për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

“Kjo është komplet propagandë e njëjtë me atë të kohës së luftës ne Kosove, kur Millosheviqi, vrau mijëra shqiptar, ndërsa afro një milion i largoje nga shtëpitë e tyre, duke ua shkatërruar, djegur dhe ua plaçkitur, ndërsa mijëra gra ata i përdhunuan ne Kosove” , tha ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.

Protestuesit, ne fund zgjodhën spontanisht që ta mbyllin protestën me thirrjet e tyre ne kor “Thank You NYPD”, dhe kanë falënderuar me këtë rast edhe policët Nju Jorkeze, që e mbajti nën kontroll situatën.

“Filmi, dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, është një shfaqje në të cilën regjisori dhe gazetari i famshëm serb Boris Malagurski, me banim ne Kanada, flet me një formë të propagandës, të papranueshme për tema që ngjallin më së shumti publicitetin në Serbi, rajon dhe botë, por nuk paraqet realitetin e luftës ne Kosove me 1999”, thanë, shqiptaret.

 “U dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 a me shume persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së, e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës në Kosovë, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre, nuk është zbardhur deri tani, por i madh ka mbetur edhe numri i rasteve të pasqaruara, për 15 mijë femrat e përdhunuara, te cilat po kërkojnë drejtësi,” thanë shqiptarët protestues.

Protesta, e cila zgjati më shumë se dy orë deri edhe me një përplasje fizike, dhe tensione u mbyll paqësore, kur u larguan shqiptarët nga sheshi afër kinemasë SVA në Manhattan – qytetin e Nju Jorkut.

Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/1306565859505706/
https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/394699021475283/