Aktor i njohur amerikan, Mark Blum ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin pasi ishte infektuar me koronavirus.
Ka qenë Madonna ajo e cila ka dhënë lajmin e trishtë pasi ka shprehur ngushëllimet për kolegun, me të cilin ka luajtur në filmin e vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, pas vdekjes së tij.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane e kujtoi Blum, i cili vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, si një njeri “të dashur dhe profesional”.
“Zemra ime është me të, familjen e tij dhe të dashurit e tij,” shkroi ajo.
Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.
“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm”, ishte ky mesazhi i Rosanna Arquette në Twitter, me të cilën Blum bashkëpunoi në “Desperately Seeking Susan”.
Disa nga shfaqjet e Bloom në Broadway përfshijnë: Gore Vidal’s The Best Man (2012), Lost In Yonkers (1991), The Assembled Parties (2013) etj. /Gazeta Sinjali/