image Koronavirusi i bën tetë muaj në Kosovë, 13 marsi ishte dita kur u shënuan rastet e para

Shëndetësi

Koronavirusi i bën tetë muaj në Kosovë, 13 marsi ishte dita kur u shënuan rastet e para

news image

13 marsi ishte dita kur në Kosovë u konfirmuan rastet e para me sëmundjen infektive COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Po në atë ditë, pas përfundimit të analizave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike së Kosovës të 15 rasteve të dyshimta, dy persona kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Njëra prej të infektuarve ishte e moshës 20-vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë apo që nga 13 marsi deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 26 mijë e 888 raste pozitive me COVID-19 nga 113.738 persona të dyshimtë dhe 784 raste të vdekjes.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418. /Gazeta Sinjali/