image Koronavirusi “fake”? Italianët krahasojnë statistikat e vdekjeve të vitit 2019 dhe 2020, nuk ndryshon shumë

Botë

Pandemia/ Koronavirusi “fake”? Italianët krahasojnë statistikat e vdekjeve të vitit 2019 dhe 2020, nuk ndryshon shumë

news image

Mediat italiane kanë publikuar disa statistika të vdekjeve në shtetin e tyre, duke krahasuar me vdekjet e mëhershme dhe atyre të infektuarve me koronavirus.

Ndonëse ishte raportuar se Covid-19 po mbyt në numër të madh italianët, ndryshe thonë numrat e publikuar nga “Corrieredelveneto”.

Kësisoj, ky medium ka krahasuar vdekjet e viteve paraprake dhe 2020, në këtë periudhë kohore. Sipas “Corriere-s”, numri i vdekjeve është thuajse identik, transmeton Indeksonline

“Vdekjet në Treviso, Conegliano, Oderzo, Montebelluna dhe Vittorio Veneto janë thuajse të njëjta si në vitin 2019, pavarësisht viktimave të virusit.

Të dhënat e vdekjet totale në spitalet Treviso në tre muajt e parë të vitit 2020 janë në përputhje me ato të viteve të kaluara”.

Francesco Benazzi bëri një krahasim të vdekjeve në periudhën midis 1 Janarit dhe 29 Marsit në katër vitet e fundit në provincën e Treviso:

995 persona në 2017

908 në 2019

933 në 2020

Numri është 25 më shumë vdekje në tremujor sesa në 2019.

Vdekjet me covid-19 ishin, saktësisht, 108.

Ndryshe, në Itali numri i viktimave ka shkuar në 13.915, që do të thotë janë 760 viktima në 24 orët e fundit.

Numri total i të infektuarve është 83 mijë e 49, të shëruar 18 mijë e 278 ndërsa 4 mijë e 53 janë në gjendje kritike.

Kurse, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 50 mijë e 253./ Gazeta Sinjali/