Gjatë kësaj vere po pritet që Real Madrid të bëj lëvizjen e madhe dhe të transferoj lojtari e PSG, fenomenin francez, Kylian Mbappe.
Por, përhapja e koronavirusit dhe pezullimi i futbollit në Evropë ka bërë që Real Madrid ta ketë më të vështirë transferimin e futbollistit të PSG, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo pasi francezi kishte planifikuar që të ardhmen e tij ta zgjedh pas Kampionatit Evropian por tashmë ai është pezulluar.
Duke e parë që ligat e futbollit pritet të luajnë deri në korrik, kjo do t’i jap kohë PSG që ta bind Mbappen të qëndroj dhe t’i ofroj kontratë të re./Gazeta Sinjali/