Lojtari i Manchester Cityt, Raheem Sterling pritej që së shpejti të nënshkruante një marrëveshje me brendin e njohur, Puma.
Me këtë marrëveshje, Sterling do të përfitonte 100 milionë funta, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, për shkak të koronavirusit, kjo marrëveshje tashmë është në dyshim, raporton ‘A Bola’.
Puma ende nuk ka dhënë aprovimin e saj që kjo marrëveshje të ndodhë.
25 vjeçari me këtë marrëveshje do të bëhej njëri ndër lojtarët më të paguar në botë./Gazeta Sinjali/