Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, ka votuar sot dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së tij që të përdorin të drejtën e tyre për të votuar gjithashtu.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është dita kur përcaktohet fati i komunës së Rahovecit.
“Sot është dita kur përcaktohet fati dhe kahja në të cilën po shkon komuna jonë. Ftoj qytetarët e komunës së Rahovecit që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me përgjegjësi të madhe për demokracinë dhe komunën në të cilën do jetojnë fëmijët tanë”, ka shkruar Korenica.
Korencia, në balotazh garon me Smajl Latifin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /GazetaSinjali/