image Koreja e Jugut do të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë pasi mbështeti Rusinë

Botë

Koreja e Jugut do të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë pasi mbështeti Rusinë

news image

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thënë se do të vendosin kontrolle eksporti kundër Bjellorusisë për mbështetjen e pushtimit rus ndaj Ukrainës, shkruan CNN.

Në këtë njoftim të Ministrisë së Jashtme Koreane gjithashtu thuhet se kontrolli i eksportit do të zbatohet në një mënyrë të ngjashme me atë që Korea i ka vendosur në muajin shkurt ndaj Moskës ku bllokoi eksportet e mallrave strategjik.

“Qeveria jonë vendosi sot të zbatojë kontrollin e eksporteve kundër Bjellorusisë nën gjykimin se Bjellorusia po mbështet praktikisht pushtimin e Rusisë në Ukrainë,” thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.

/Gazeta Sinjali/