image Korçë/ 10-vjeçari lëndohet me gërshërë nga bashkëmoshatari i tij

Shqipëri

Korçë/ 10-vjeçari lëndohet me gërshërë nga bashkëmoshatari i tij

news image

Një 10-vjeçar është lënduar në parakrah me gërshërë, pas konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, jashtë një shkolle në Korçë.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Më 03.03.2022, rreth orës 14:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën një fëmijë 10-vjeçar, i cili dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatar të tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet nga policia shqiptare.

/GazetaSinjali/