image Kontrabanduan mallra në vlerë prej 70 mijë euro, arrestohen tre persona në Prizren

Siguri

Kontrabanduan mallra në vlerë prej 70 mijë euro, arrestohen tre persona në Prizren

news image

Sot Dogana e Kosovës ka kryer një aksion në shtatë lokacione në Prizren, i cili ka rezultuar me konfiskimin e mallrave në vlerë prej 70 mijë eurosh dhe me arrestimin e tre personave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Doganës gjatë aksionit janë gjetur telefona celularë, pajisje për telefona dhe aksesorë, të cilët kanë qenë të kontrabanduar.

Prokuroria Themelore në Prizren ka vendosur që tre të dyshuarit të ndalohen për 48 orë.

Vlera totale e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor janë 21,509.41 Euro.

/GazetaSinjali/