Pesë të mitur, shtetas të huaj janë hasur në një veturë në Vërmicë të Prizrenit, të cilët kanë kaluar kufirin ilegalisht.
Sipas Policisë, në veturën me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari një shtetas i Kosovës janë hasur 5 persona meshkuj të mitur shtetas të huaj me të cilët janë duke u marrë njësitë policore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/