Policia kufitare ka njoftuar për dy raste të kontrabandës me mallra dhe kalim ilegal të kufirit, nga dy vetura me targa të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy rastet kanë ndodhur të enjten në fshatin Pasjan të Parteshit, njëri në orën 19:35 dhe tjetri në 19:50.
Sipas Policisë, veturat në fjalë nga territori i Serbisë kanë kaluar nëpër rrugët malore dhe kanë hyrë në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikave kufitare.
Policia ka njoftuar se ndër mallrat që dyshohen se janë kontrabanduar janë edhe rreth 1000 shishe birra.
Rastet janë iniciuar, kurse dy automjetet janë dërguar në Terminalin Doganor.
Njoftimet e plota të Policisë:
Fsh. Pasjan, Partesh 24.09.2020-19:50. Patrulla policore në lokacionin e lartcekur ka ndaluar veturën me targa te Serbisë te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Në bazë të informatave nga njësiti vëzhgues, vetura në fjalë nga territori i Serbisë ka kaluar nëpër rrugë malore dhe ka hyrë në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikave kufitare. Pas kontrollit te automjetit është konstatuar se në automjet ka pasur ngarkesë me sa vijon: 740 shishe birra, 12 shishe coca cola, 20 kg sheqer paketime nga një kg, vaj diamant 15 l, qumësht 12 l. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti kurse automjeti me mall në terminalin Doganor. Pas intervistimit i dyshuari është liruar të bëhet kërkesë për vlerën e mallit në Doganën e Kosovës.
Fsh. Pasjan, Partesh 24.09.2020-19:35. Patrulla policore në lokacionin e lartcekur ka ndaluar veturën me targa te Serbisë te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Në bazë të informatave nga njësiti vëzhgues, vetura në fjalë nga territori i Serbisë ka kaluar nëpër rrugë malore dhe ka hyrë në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikave kufitare. Pas kontrollit te automjetit është konstatuar se në automjet ka pasur ngarkesë me sa vijon: 260 shishe birra. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti kurse automjeti me mal dërgohen në terminalin Doganor Dheu i Bardhë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar të bëhet kërkesë për vlerën e mallit në Doganën e Kosovës. /Gazeta Sinjali/