image Dogana kap një kamion me pije alkoolike dhe sheqer në Zveçan

Siguri

Dogana kap një kamion me pije alkoolike dhe sheqer në Zveçan

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në afërsi të Zveçanit ka ndaluar hyrjen e një kamioni i cili po transportonte mallra të kontrabanduara, transmeton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e doganës bëhet me dije se drejtuesi i kamionit ka tentuar që të largohet, mirëpo të njëjtin oficerët kanë arritur që ta ndalojnë.

Kurse, pas kontrollimit të kamionit janë gjetur mallra akcizore, përkatësisht birra të ndryshme në mbi 1500 litra dhe sheqer 1 ton. /Gazeta Sinjali/

May be an image of drink and indoor
May be an image of indoor