Një femër është ankuar në polici se vetura e saj është dëmtuar si pasojë e një zjarri që është ndezur në kontejnerin e mbeturinave, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, kanë bërë me dije burime të Gazetës Sinjali brenda policisë.
Po ashtu kanë thënë se zjarrëfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.