image Konsumuan verë në një lokal, 8 persona të vdekur dhe 300 të tjerë të helmuar

Botë

Botë/ Konsumuan verë në një lokal, 8 persona të vdekur dhe 300 të tjerë të helmuar

news image

Të paktën 8 njerëz në Filipine kanë vdekur dhe 300 të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë pirë verë kokosi në një lokal.

Viktimat ishin nga qytete të ndryshme por blenë pijen alkoolike, të njohur si lambanog, nga i njëjti dyqan.

Pasi pinë pijen filluan të kishin dhimbje në stomak dhe marramendje.

Shitja ilegale e lambanog, që ka përmbajtje alkooli rreth 40%, është e zakonshme.

Policia tha se shumica e njerëzve që blenë pijen janë nga qyteti Rizal ndërsa një pjesë tjetër nga Quezon.

Pronari i lokalit është arrestuar nga policia.

Ndërsa ka raportime kontradiktore nëse procesi i distilimit ishte apo jo i ligjshëm.

Në një postim në Facebook gjatë fundjavës, guvernatori i provincës Laguna tha se vendosi një ndalim të përkohshëm të shitjes së lambanog, pije për të cilën ka kërkesë të lartë gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Guvernatori Ramil Hernandez se do nisin hetimet për incidentin. /Gazeta Sinjali/