Sonte po mbahet prime i kësaj jave i Përputhen, ku në fillim të programit u dha një lajm i papritur për konkurrentët dhe shikuesit duke kumtuar përjashtimin e një konkurrenteje.
Bëhet fjalë për Fjorin, ndaj së cilës u mor ky vendim pasi që pas një përplasje me Melikun, ofendoi njerëzit me ngjyrë.
”Ik gjej ndonjë gabele”, i kishte thënë Fjori në prapaskenë.
Ndërkohë, një vendim u mor edhe për Melikun, duke e pezulluar për një kohë të pacaktuar për gjuhën që përdori ndaj Fjorit dhe përmendjen e videos.