Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar për rastin tragjik që ndodhi në një minierë në Turqi, ku humbën jetën shumë minatorë.
Konjufca ka shprehur ngushëllime dhe ka thënë se shpreson që ky është rasti i fundit.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin. Shpresojmë që të jetë e fundit! Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për juve!”, ka shkruar ai.