image Reagon Konjufca, thotë se Çitaku i njoftoi me email për ‘njohjen' nga Xhamajka, paralajmëron masa

Kosovë

Politikë/ Reagon Konjufca, thotë se Çitaku i njoftoi me email për ‘njohjen’ nga Xhamajka, paralajmëron masa

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se për njohjen nga Xhamajka u informuan nga ambasadorja Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Konjufca ka thënë se si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit pas shqyrtimit të situatës.

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/