image Konjufca nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Politikë

Konjufca nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk ka përjashtuar mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.     

Sipas tij, Qeveria Kurti mund të mos e përfundojë mandatin 4-vjeçar.

“Secili pushtet i nënshtrohet një principi të njëjtë. Principi universal është që ke m’u sprovu dhe aty do të përfundon. Mundohesh maksimalisht me qenë në përputhje me atë që ke shpjegu më herët, e kur të vijnë mundësitë mundohu me punua në mënyrë më të drejtë dhe pa hile e pa korrupsion, në fund bëhen katër vite. Munden mos me shkue katër vite. Populli të gjykon dhe ta jep vendin”, tha ai.

I pyetur nëse kjo nënkupton se do të ketë zgjedhje të reja Konjufca është përgjigjur:

“Qeveria ndonjëherë edhe vetë shkakton zgjedhje. Kjo ndodh në vendet demokratike. Kosova është lodhë nga zgjedhjet. Por në vendet demokratike për pak gjëra shkohet në zgjedhje”, deklaroi tutje Konjufca./GazetaSinjali/