Ish-ministri i Punëve të Jashtme, një herësh anëtar në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai po ashtu u shpreh se nuk e përjashton koalicionin me PDK-në në zgjedhjet e parakohshme, por nuk e favorizon atë.
“Nëse ne themi LDK-ja është e keqe se na rrëzoi, e pikërisht për këtë arsyje është që na e favorizojmë PDK për të bërë koalicon në zgjedhjet e reja, kjo është gabim pasi nuk ka këso pozicioni”, tha ai.
Konjufca theksoi se përjashtimi ka pasur kuptim në vitin 2019, si dhe sipas tij, tani është vetëm mosfavorizim.
“Pozicioni është ky, VV shpresojmë prej popullit t’i fitoj këto zgjedhje, që të jetë një fitore sa më mbizotëruese sa ma e madhe, të krijoj një mazhorancë në Kuvend të Kosovës. Nuk e favorizojmë dhe nuk e përjashtojmë PDK-në, pasi përjashtimi ka pasur kuptim në vitin 2019, tash është mosfavorizimi”, tha ai në RTV Dukagjini.