image Konjufca: Nuk besoj që do të shtyhen zgjedhjet në Veri

Politikë

Konjufca: Nuk besoj që do të shtyhen zgjedhjet në Veri

news image

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është deklaruar për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Ai ka thënë se nuk beson se ato do të shtyhen, por se kjo varet nga vendimi që do të marrin institucionet e sigurisë.

“Nuk besoj që do të shtyhen. Kjo varet natyrisht prej vlerësimit të institucioneve tona të sigurisë. Dhe në fund Qeveria është ajo që e merr vendimin”, ka thënë Konjufca për RTK-në pas hapjes së Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se brenda dy-tri ditësh do të sqarohet situata sa i takon zgjedhje në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/