image Konjufca nis vizitën zyrtare në Shqipëri, takohet me Ruçin

Politikë

Konjufca nis vizitën zyrtare në Shqipëri, takohet me Ruçin

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca fillimisht është takuar me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Kurse pas takimit, të dy kryekuvendarët do të kenë një deklaratë të përbashkët për media.

Konjufca gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha./Gazeta Sinjali/