image Konjufca: Nëse do të pyetesha unë, zgjedhjet do të shtyheshin

Politikë

Konjufca: Nëse do të pyetesha unë, zgjedhjet do të shtyheshin

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se për shkak të gjendjes me pandeminë që është krijuar në Kosovë, zgjedhjet lokale të caktuar për 17 tetor, do të duhej të shtyheshin, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse presidentja Osmani do e marrë vendimin në përputhshmëri me vendimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por mendimi i tij personal është që ato të shtyhen.

“Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve] por nëse do të thosha mendimin tim personal, unë mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, ka deklaruar ai.

“Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve mendoj që është kompetencë e presidencës. Por me sa di unë presidentja vendimin e saj e merr pas rekomandimit të IKSHPK-së”, ka shtuar tutje kryekuvendari në T7.

Konjufca ka përmendur edhe fushatën derë-më-derë, si dhe çështjen e mënyrës së kërkimit të votës nga kandidatët për asamblistë, që sipas tij mund të shkaktojë pikun e pandemisë.

“Unë po të garantoj që nëse mbahen zgjedhjet edhe nëse ka me pasë fushatë, sado e shkurtë ajo, që në formën e vet të shkurtuar, unë mendoj që partitë politike kanë me zgjedhë metodën e futjes nëpër familje.”

Kemi me mijëra asamblistë që e lypin votën individuale. Unë, ma merr mendja, që në mes të nëntorit mund ta arrijmë numrin e pikut. Prapë kemi me ardhë në pik, në numrin më të madh të rasteve”, ka thënë ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/