Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar kujtimin për të rënët në 23-vjetorin e Masakrës edhe në Çikatovë të Vjetër.
Konjufca ka thënë se këto masakra janë dëshmi se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit të Kosovës, teksoi shtoi që vetëm kur kriminelët të gjykohen, atëherë zemrat e familjarëve do të jenë më të lehtësuara.
“Këto masakra janë dëshmia më e qartë se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit tonë, për këtë arsye ne do të argumentojmë vazhdimisht gjenocidin që e ka bërë Serbia mbi popullin tonë civilë të pambrojtur të Kosovës dhe që vetëm atëherë kur drejtësia të vijë në vend, vetëm atëherë kur kriminelet të gjykohen e të marrin dënimin e merituar, atëherë zemrat e familjareve të cilët i humben më të dashurit e tyre, do të jenë më të lehtësuara, lavdi martirëve, lavdi dëshmorëve dhe lavdi të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë edhe për pavarësinë e shtetit tonë”, është shprehur Konjufca.
Më 17 prill 1999 në Ҫikatovë të Vjetër janë vrarë e masakruar 128 shqiptarë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjera.