image Konjufca: Jam i bindur se pikat e marrëveshjes së Washingtonit i konstruktoi Serbia, jo SHBA-ja

Politikë

Konjufca: Jam i bindur se pikat e marrëveshjes së Washingtonit i konstruktoi Serbia, jo SHBA-ja

news image

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, vlerëson se e mira e marrëveshjes së Kosovës me palën serbe të nënshkruar më 4 shtator në Washington, është vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Por, pikat e tjera të marrëveshjes Konjufca thotë se janë problematike për Kosovën, sidomos pika për Liqenin e Ujmanit, e cila, sipas tij, e bën Serbinë “hisenike”.

 “Kur t’i vendosim katër pika tjera karshi kësaj, që është fillimisht tërheqja nga njohja, e dyta është krijimi i kësaj zone të lirë ekonomike bashkë me Serbinë ku ka pranuar të hyjë Qeveria e Kosovës në të ashtuquajturin projekt i Mini-Shengenit. Pra, para se të na njohë Serbia do që të krijojë një zonë të përbashkët ekomomike me Kosovën. Edhe Kosova kishte refuzuar deri tash me këtë Qeveri. Kosova e ka kritikuar vazhdimisht deri në momentin kur e vendosi nënshkrimin Avdullah Hoti”.

“Përveç kësaj, për herë të parë në historinë e negociatave po fillojnë të relativizohen resurset e Kosovës. Nuk ka ndodhur në ndonjë proces prej 33 raundeve të problematizohen resurset e Kosovës. S’mbaj mend të jenë përmendur Ujmani apo Trepça sepse kjo është konsideruar se është çështje e ndjeshme dhe ka pasë rezistencë nga ana e Kosovës që këto të mos hapen sepse janë resurset më të rëndësishme të Kosovë dhe këtu për herë të parë e kemi sikur edhe Serbia me qenë edhe hisenike e Ujmanit, që është shumë problematike për Kosovën”, tha Konjufca në KlanKosova.

Madje, nënkryetari i LVV-së shprehet i bindur se pikat e marrëveshjes, sidomos atë që kanë lidhje me Serbinë, janë konstruktuar nga vetë Serbia, e jo SHBA-ja.

“Kur hyn edhe e shqyrton përmbajtjen edhe e sheh se çfarë firme ka vendosur Qeveria e Kosovës, në ato pika që unë jam i bindur se i ka konstruktuar Serbia dhe jo SHBA-ja. Këto pika që kanë lidhje enkas me Serbinë”, tha ai./Gazeta Sinjali/