Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se Vetëvendosje akuzohet vetëm për një faj, që sipas tij është faj në thonjëza, është shkarkimi i Agim Veliut.
“Ne vinim nga opozita e përbashkët, dhe e bëmë koalicionin. LDK e bëri mocionin e mosbesimit, dhe shkoi me Ramush Haradinajn. Përgjegjësia e Vetëvendosjes është shkarkimi i Agim Veliut, ne këtë shkarkim mund ta bëjmë debat të veçantë. Tjetër faj, në thonjëza, nuk pat Vetëvendosje”, u shpreh Konjufca.
Sipas Konjufcës, Vetëvendosje nuk ka besuar që Agim Veliu do të bëhej shkaktari kryesor për prishjen e koalicionit./ Gazeta Sinjali/