image Konflikti Rusi-Ukrainë prek studiot televizive, përleshje mes gazetarit ukrainas dhe politikanit pro-rus

Botë

Konflikti Rusi-Ukrainë prek studiot televizive, përleshje mes gazetarit ukrainas dhe politikanit pro-rus

news image

Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych patën një përleshje gjatë një paraqitjeje në një televizion të Ukrainës.

Përleshja ndodhi kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për përhapje të propagandës dhe narrativave pro-ruse në Ukrainë.

Moederatori u përpoq të zbuste situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë se kush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton Daily Mail.

Disa minuta më vonë, Butusov dhe e goditi në fytyrë Shufrych, pas së cilës pati një përleshje.

/GazetaSinjali/