Territoret lindore separatiste të Ukrainës, të mbështetura nga Rusia, kanë urdhëruar mobilizim ushtarak në mes të një përshkallëzimi të luftimeve.
Burrat e gatshëm për luftë në republikat e vetëshpallura popullore të Donetsk dhe Luhansk janë vënë në gatishmëri, shkruan BBC, përcjell Sinjali.
Monitoruesit raportojnë një “rritje dramatike” të sulmeve përgjatë vijës që ndan forcat rebele dhe qeveritare.
Gjersa Presidenti amerikan Joe Biden thotë se është i bindur se Rusia do të pushtojë Ukrainën, këtë akuzë Moska e mohon.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë një krizë në rajonet e shkëputura për t’i dhënë asaj një arsye për të nisur një ofensivë.
SHBA vlerëson se ka 169,000-190,000 personel rus të grumbulluar përgjatë kufijve të Ukrainës, një shifër që përfshin luftëtarët separatistë në Donetsk dhe Luhansk.
Presidenti rus Vladimir Putin, i cili pritet të mbikëqyrë stërvitjet kryesore të forcave raketore strategjike bërthamore të Rusisë të shtunën, ka thënë se situata në Ukrainën lindore po përkeqësohet.
Ai tha se mbeti i gatshëm të diskutonte krizën me udhëheqësit perëndimorë, por i akuzoi ata për injorimin e shqetësimeve të sigurisë së Rusisë.
Në qytetin gjerman të Mynihut, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me liderët perëndimorë.
Ukraina, një ish-republikë sovjetike me lidhje historike me Rusinë, nuk është anëtare e NATO-s apo e Bashkimit Evropian, por ka marrëdhënie të ngushta me të dyja.