Një mosmarrëveshje mes një çifti në Lipjan ka eskaluar në sulm, në orët e mbrëmjes së sotme. Gjithçka ndodhi në mes të rrugës dhe u dëgjua nga qytetarët përreth.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin një dëshmitar që ndodhej në vendin e ngjarjes kur ndodhi rasti.
Sipas tij, në rrugën “Shën Flori” të Lipjanit, një burrë sulmoi të dashurën tij, duke e kapur për fyti dhe për të mos mbaruar me kaq vazhdonte t’i bërtiste në mes të rrugës.
Viktima shpëtoi nga i dashuri i saj, meqë në momentin e sulmit, një njësi policore për fat të mirë kaloi kah rruga ku ndodhi rasti.
Zyrtarët policorë intervenuan sipas dëshmitarëve dhe i dërguan palët në stacion policor.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast, prokurorja kujdestare ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të hapet rasti “sulm”. /GazetaSinjali/